5 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për ndihmën juridike, ligj i cili hyri në fuqi në vitin 2018.

Edhe pse ka disa vite që qytetarët shqiptarë kanë të drejtën e ndihmës juridike falas, shumë prej tyre nuk kanë dijeni për këtë fakt.

Një monitorim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në 3 njësi bashkiake të vendit, ka nxjerrë në pah edhe problematikën për mosfunksionimin e këtij problemi. Monitorimi i KSHH-së, u përqëndrua në Librazhd, Himarë dhe Kukës.

Referuar këtij monitorimi i cili zgjati për katër ditë në bashkitë e lartëpërmendura, KSHH verjeti me shqetësimi se edukimi ligjor është nën mesatare. Ndërsa përsa i përket legjislacionit për ndihmën juridike ishte jo i kënaqshëm, ku sipas të dhënave në bashkinë e Hiomarës mbi 93% e qytetarëve të intervistuar nuk kishin dijeni se ky ligj ekzsitonte.

Sipas këtij monitorimi, nga të dhënat e grumbulluara, konstatohet se mungesa e njohurive nuk është më një element i cili ndërlidhet me nivelin arsimor të qytetarëve.

KSHH ka marrë si shembull bashkinë Himarë, ku nga 64 qytetarë të intervistuar, 85.4% e tyre referojnë se kanë përfunduar studimet në arsimin e mesëm, ndërkohë që 93.3% e 60 personave që kanë zgjedhur t’i përgjigjen pyetjes mbi dijeninë për mundësinë e përfitimit të shërbimit juridik falas, referojnë se nuk kanë dijeni mbi ekzistencën e kësaj të drejte.

Akoma më shqetësues është fakti se nga 64 shtetasit e përfshirë në anketim, 50% e tyre i përkasin grupmoshës 26-35 vjeç, pra pjesë e kategorisë që kanë mundësi aksesi në internet dhe kanale telekomunikimi.

Mungesa e njohurive bën që qytetarët mos ti drejtohen institucioneve publike për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje ligjore, pasi nuk kanë besim tek institucionet publike. Problemet liogjore shumica e tyre i zgjidhin në rrugë informale zgjedhin rrugët informale dhe “miqësore” ose zgjedhin që mos i ndjekin ccështjet në nivel zgjedhin të mos e ndjekin çështjen në nivel administrativ apo gjyqësor./Faxweb.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re