I gjithë rajoni është përfshirë nga një valë e motit të keq që ka goditur të gjitha shtetet dhe që pritet që të vazhdojë gjithë javën.

Sikur duket edhe nga harta e evolucionit të motit për orët në vazhdim situata pritet që të jetë e njëjtë me reshje shiu.

Në Shqipëri meteorologia Adiola Bami nga “MeteoAlb” u shpreh për Abc News se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, reshje shiu, dëbore dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë.

E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike.

Në Greqi prej pasdites së djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme janë përmbytur me qindra shtëpi. Gjithashtu reshjet kanë shkaktuar dëmtim të rrugëve, ura të rrëzuara dhe probleme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe prodhimet.

Athina është më e goditur nga reshjet, por edhe zonat veriore në kufi me Shqipërinë.

Probleme ka shkaktuar moti i keq edhe në shtete të tjera të rajonit. Pak ditë më parë një meteorolog gjerman parashikoi përmbytje masive në jug të Shqipërisë dhe në Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re