Një 25-vjeçar i cili ra në kontakt me rrymën elektriek ka ndërruar jetë në Shkozë.

Policia infomron se A.B, ra në kontakt me rrymën në një kabinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 14:00 tek ‘’Uzina e autotraktorëve’’.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re