Skip to content

Radhë të gjata në ‘Rrugën e Kombit’, kosovarët dynden drejt bregdetit të Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë, destinacionin kryesor për pushime. Për pasojë, lëvizja në Rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme  paraqitet e rënduar.

Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, ata kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit.

Disa javë më parë, qeveria e Kosovës, vendosi si masë kufizuese anti Covid, kalimin e kufirit, vetëm me testin negativ PCR  të koronavirusit.

Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve.

Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevoja për testin negativ, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e vendeve, që paraqesin risk të lartë të pandemisë  Covid 19.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb