Në vorbullën e një debati që nisi nga deklarata e Ramës së vaksninimi i personave të moshuar do të nisë nga personalitetet mbi 80 vjeç, zëvendësministrja Mira Rakacolli ka marrë guximin dhe ka thënë që emrat e përzgjedhur që u vaksinuan dje u rekomanduan nga mjekët e familjes.

Edhe pse kjo mund të ishte një rutinë normale në shtete normale, në vendin tonë, ku emrat u lançuan ditë pas dite në profilet në rrjetet sociale të kryeministrit, nuk është gjë tjetër veçse shamngia e përgjegjësisë dhe tentimi për të manipuluar qytetarët.

Edhe në rast se është e vërtetë se janë vaksinuar të moshuar mbi 80 vjeç, në vendin tonë janë më shumë se 82 mijë persona të tjerë, të kësaj kategorie, që ende nuk kanë një datë se kur mund të marrin dozën e parë të vaksinës.

Në rastin më të mirë, qeveria ka deklaruar se në Mars do të vijë një parti prej 30 mijë dozash të vaksinës, që janë të mjaftueshme vetëm për 15 persona, që zor se mjaftojnë për mjekët dhe personelin mjekësor.

Për t’u kthyer te deklarata e Rakacollit, ajo u shpreh: Sot (dje) u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes.

-Keni hartuar një listë paraprake me personalitetet që do të vaksinohen apo do të shikohet në vijim?

Janë mjekët e familjes ata që kanë përcaktuar mënyrën. Është orientimi nga vetë mjekët e familjes nga çdo qendër shëndetësore t’i zgjedhin në bazë të moshës ata persona që gjykojnë ata me radhë. Kalenderi i vaksinimit është detyrë që e bëjnë ekspertët e komitetit të vaksinimit, jo Komiteti Teknik, komiteti i vaksinimit që është një komitet kombëtar që funksionon gjithmonë që nuk është ngritur tani për Covidin.

Prej marrjes së 7200 dozave të vaksinës Pfizer, qeveria e Edi Ramës është kujdesur që ti shpërndarjë në qytete të ndryshme të vendit, për të krijuar idenë se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, në një kohë që rezultati është minimal, për të mos thënë qesharak.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re