Subscribe

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore japin alarmin për përkeqësimin e  situatës nga qarkullimi i variantit “Delta”, nuk e përjashtojnë shtrëngimin e masave anticovid.

Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli ndër të tjera cilëson shqetësues faktin se ka pacientë me moshe të re te shtruar në Infektiv.

 

MIRA RAKACOLLI

KOMITETI TEKNIK I EKPERTEVE

 

Situata ka pasur një tendencë përkeqësuese që ka ardhur nga qarkullimi masiv i variantit delta. Java e fundit e  ka treguar këtë tendencë. Është shtuar edhe numri i të shtruarve në spital. Nëse do të ketë përkeqësime të tjera epidemiologjike, masat do të shkojnë në përputhje me situatën. Është ulur mosha e të shtruarve në spital kemi edhe  pacientë 20 vjecar.

 

Aktualisht në spitalin Covid 1 janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa struktura Covid 3 është gati me 165 shtretër.

 

Duhet te mbushen kapacitetet e Covid 1 e pastaj kalojme tek Covid 3. Kemi gati Covid 3 me 165 shtretër dhe të plotësuar në staf, duhet të jetë gati në cdo moment. Pas 3 do te kemi në skenar hapje të Covid4.

 

Rakacolli thekson se është rritur interesi i të rinjve për t’u vaksinuar. Pak ditë më parë Komiteti Teknik vendosi me detyrim vaksinimin e studentëve, në të kundërt nuk do të futen në auditore ose do të detyrohen të kryejnë testin aticovid në mënyrë të vazhdueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re