Skip to content

Rakacolli: Rritja e infektive shqetësuese, nuk përjashtojmë shtrëngimin e masave

Në një kohë kur autoritetet shëndetësore japin alarmin për përkeqësimin e  situatës nga qarkullimi i variantit “Delta”, nuk e përjashtojnë shtrëngimin e masave anticovid.

 

Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli ndër të tjera cilëson shqetësues faktin se ka pacientë me moshe të re te shtruar në Infektiv.

 

Aktualisht në spitalin Covid 1 janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa struktura Covid 3 është gati me 165 shtretër.

 

Rakacolli thekson se është rritur interesi i të rinjve për t’u vaksinuar.

 

Pak ditë më parë Komiteti Teknik vendosi me detyrim vaksinimin e studentëve, në të kundërt nuk do të futen në auditore ose do të detyrohen të kryejnë testin aticovid në mënyrë të vazhdueshme.