Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka vendosur të zhbëjë trashëgiminë e lënë nga paraardhësi i tij Xhelal Mziu, edhe në emërtimine rrugëve dhe bulevardeve të Bashkisë. Bulevardi Blu, i cili u ndriçua dhe me ngjyra blu, tashmë do të mbajë emrin e shenjtores Nënë Tereza.

Gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin e ri, ku të pranishëm ishin dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë, Rakip Suli si dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi është vendosur edhe shtatorja e Nënë Terezës, e realizuar nga skulptori Ardian Pepa.

“Ky bulevard do të mbajë emrin e shenjtores në nder të misionit të saj të papërsëritshëm. Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste”, tha Spiropali gjatë ceremonisë.

Mbetet për t’u parë sesa do të mbështetet kjo nismë nga qytetarët e Kamzës, ndërkohë që edhe njëherë tjetër emri i Nënë Terezës përdoret për qëllime politike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re