Inxhinierja Luljeta Bozo e cila kryeson listën e PS-së për Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka shokuar të gjithë me një deklaratë të dhënë në një intervistë në ‘RTSH’.

E pyetur për kohën e komunizmin e të Enver Hoxhës, Bozo tha se periudha 45-vjeçare e Enver Hoxhës kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

Pjesa nga intervista:

Pyetje: Më bëri përshtypje pjesa që lidhet me Partinë e Punës, Partinë Komuniste. Tani që jeni në PS, ka trashëguar ndonjë gjë të Partisë së Punës, PS-ja? Shikoni ndonjë element, qoftë në imazh, qoftë në emra…

Luljeta Bozo: Nuk jam brenda PS-së. Duhet të jetosh atje brenda.

Pyetje: Si personazh që keni jetuar në kohën e monizmit, i dënoni krimet e komunizmit?

Luljeta Bozo: Patjetër. Krimet që ishin për pikëpamje ideologjike, se ka edhe krime ordinere, patjetër që i dënoj., nuk diskutohet. Por ka një gjë, që Republika Popullore e Shqipërisë kishte një Kushtetutë. Neni i parë i saj, thoshte se Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë është shtet i diktaturës. E thoshte në kushtetutë.

Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?

Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.

Fjala e Bozos në 1:16:40.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re