Kreu i partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News për të folur lidhur me situatën aktuale të vendit ku përfshihen vrasjet e ndodhura, gjendja ekonomike dhe situata politike kryesisht brenda PD.

Sa i përket qeverisjes së Ramës, Roshi tha se në momentin kur mendohet se është arritur kulmi dhe se asgjë nuk e kërcënon pikërisht atëherë fillon momenti i rënies.

Ndërsa lidhur me situatën brenda PD, politikani tha se ky ishte një proces që do i shërbente në fund demokratëve sepse do të fitonin një qasje të re duke u orientuar edhe më mirë në rrugëtimin e tyre politik.

Roshi: Çdo qeveri që mendon se ka arritur kulmin dhe mendon se është e pathyeshme sin ë rastin e Ramës që thotë se unë jam si një diktator modern besoj se në këtë moment bien. Do jenë faktorë të brendshëm apo të jashtëm këtë nuk e dimë. Mund të jenë faktorë artificial mbase të SHBA-ve të cilët kanë vazhduar të mendojnë ndryshe. Ngrehina që ka ngritur Rama duke menduar se është i pamposhtur do ta zërë brenda.

Situata brenda PD

Roshi: Unë gjykoj se vendosja e atyre zyrave atje ka qenë për të forcuar logon dhe sloganet e partisë. E djathta ekziston në heshtje, është e fortë aq sa e majta, e ekuilibron atë por I mungon udhëheqësi i saj. Dua të them se nuk duhet parë me fatalizëm sepse mendoj se është një moment që ç’tensionon të djathtën.

Shtylla që e kanë mbajtur në këmbë, ish të përndjekurit dhe ish pronarët, kanë pësuar një denatyrim të votës. Sot apo nesër, guri do shkojë në vend të vetë. PD duhet të jetë një parti e qendrës së djathë. Parti konservatore janë Balli dhe Legaliteti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re