Skip to content

Rama e sulmoi gjatë prezantimit te kandidatëve, përgjigjet Meta: Jemi popull shqiponjash, me 25 prill …

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët janë një popull shqiponjash dhe me 25 prill do t’i japi një leksion të fortë atyre që i konsiderojnë popull delesh dhe sorrash.

“Shqiptarët janë një popull shqiponjash, që më 25 prill, do t’u japin një leksion të fortë demokracie të gjithë atyre, që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh,” shkruan Meta në një reagim në Facebook.

Së fundmi kanë qenë të forta përplasjet në distancë mes Metës dhe kryeministrit Rama, me këtë të fundit që e sulmoi presidentin ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës.

Rama e vuri Metën përballë Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe deklaroi se Meta është “kryedeputeti” i opozitës, i cili përpiqet të ndalë drejtësinë e re.

“Urdhëro, me këtë fiton drejtësia. Mos më thoni që ky nuk është deputet. Ky është kryedeputeti i asaj skuadre. Etja e vazhdueshme e ccon në gulccime të vazhdueshme për ta ndalur drejtësinë e re. Ky është akuzuesi dhe kjo është e akuzuara e tij. Përfytyroni që me 25 prill të mos zgjidhet kjo, por të zgjidhet ky.

/faxweb