Skip to content

Rama e vendosi veten në vijën e kuqe, Durrësi i ngadaltë me numërimin e votave. Si ndahen mandatet deri tani

Numërimi në qarkun e Durrësit duket se po ecën me ritme të ngadalta, ku është numëruar pothuajse 1/5 e kutive të votimit, ndërkohë që PS mban një avantazh në krahasim me kundërshtarët.

Duke iu referuar shifrave të dhëna nga KQZ deri në momentet që flasim janë numëruar 87 nga 481 qendra votimi, ku PS ka marrë 53.4% të votave, 13653 vota, PD AN 38.84 % të votave, ose e thënë ndryshe 9997 vota, ndërsa një rezultat të mirë ka dhe LSI, me 6.17% të votave ose e thënë ndryshe 1587 vota.

Në rast se do ti përkthenim në mandate në momentet që flasim ndarja do të ishte kjo: PS 8 mandate, PD 5 mandate dhe LSI 1 mandat, ndërkohë që siç e thamë është herët për të folur sa kohë që ka ende shumë kuti të panumëruara.

Me këtë rezultat të deritanishëm, kryeministri Edi Rama, e ka të sigurt mandatine tij, pasi renditet i teti në listën e qytetit bregdetar.

Derimë tani procesi i numërimit të votave po ecën me një ritëm normal, edhe pse në disa KZAZ të vendit numëruesit kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

Gara premton që të jetë mjaft intersante veçanërisht në qarkun e Tiranës, ndërsa deri në momentet që flasim i vetmi rezultat i sigurt është ai i njësisë 10 në Tiranë, ku PS ka fituar, duke ruajtur pak a shumë pozitat e vitit 2017, ndërsa PD ka marrë një numër më të madh votash, në krahasim me katër vite më parë. (Lexo edhe këtu)

Nga PD dhe LSI ditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim të drejtuesve të lartë, ndërkohë që për PS-në ka reaguar Erion Veliaj, i cili kërkoi nga kundërshtarët njohjen e rezultatit që do të dalë pas numërimit të të gjitha votave. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb