Pas korrjes së një rezultati historik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit fituar thellë mandatin e katërt qeverisës, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e fitores në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku shoqërohet nga të gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin Skëndërbej, fjalimin e fitores së thellë në zgjedhjet e 11 majit. Rama u shfaq në shesh krah familjarëve të tij, ndërsa një falënderim të veçantë ka për të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt historik.

“Për 30 ditë, shqiptarët dëgjuan vlerësuan gjykuan dhe më 11 maj ata vendosën të na e besojnë ne PS mandatin e katërt.

1747242105_ediramamefamiljen.jpg

Rama: Fitorja jonë historike! Vota e diasporës, ushtrim i parë historik edhe për numrin e pjesëmarrësve

Kryeministri Edi Rama e cilësoi fitoren e PS si historike.

“Ndjesë sepse realisht është e pamundur të arrij të them me gojë gjithçka që ndjej e mendoj prej orësh të gjata përballë një arritjeje të tillë , e cila është historike jo thjesht për përmasën e PS por për momentin historik kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë. S’ka fjalë të mjaftueshme për të falenderuar dhjetëra e mijëra gra e burrat, vajzat e djemtë të familjes tonë politike që 4 vjet me radhë shtruan me përpjekje durim e displinë dhe së fundmi për 9 muaj pa pushim edhe në çdo drejtim jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarët rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme. Faleminderit aq herë, faleminderit sa çfarë janë anëtarë dhe anëtare të familjes tonë politike që e bënë si duhet pjesën e tyre për këtë fitore. Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës i P, që dha votën e vet për këtë fitore dhe sa çdo zgjedhës që erdhi këtë herë me votën e tij drejt nesh edhe pse mund të mos jetë tradicionalisht me ne. Një falenderim krej të veçantë dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, SHBA e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë ushtyrim i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të regjistruarve një nga më të lartët nga votimet e diasporës në Evropë.

Rama: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës dhe jo errësirën e gropës dhe kapeles fake që shan e mallkon! Faleminderit!

Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalimin e fitores para mbështetësve të tij të Partisë Socialiste, kandidatëve, deputetëve të vjetër dhe ata që do jenë të rinj, si dhe qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, pas rezultatit të thellë të zgjedhjeve të 11 majit.

Ai falenderoi të gjithë shqiptarët që votuan për Shqipërinë që ecën drejt Europës dhe që zgjodhën rrugën e BE-së dhe braktisën errësirën e gropës dhe “kapeles fake” që “shan dhe mallkon”.

“Ja ku u rikthyem përsëri këtu 33 ditë nga dita që u nisëm, fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së, në të 12 qarqet dhe pastaj në të gjithë nga sheshi i Skënderbeut për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe mund për 4 vite me radhë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptartë dëgjuan, vlerësuan dhe më 11 maj ata vendosën të na e besojnë ne PS-së mandatin e katërt. Dhe na besuan më shumë se asnjëherë më parë për një sfidë me të madhe se 4 vite më parë. Për 4 vite ne mbodhëm më shumë besim te Shqipëria ndaj mlodhën edhe më shumë shpresë e rezultat, për Shqipërinë Europiane, një votë referendare për Shqipërinë që do anëtarësohet në BE.

Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do e kërkon me atë që shan e mallkon papushim, që nuk di çfarë do. Shqiptarët zgjodhën një Shqipëri të rrugës së fatit europian dhe një Shqipëria me gjithë të zezat dhe sytë e nxirrë nga urrejtja”, tha kryeministri.

Kreu i mazhorancës vuri theksin edhe te zgjedhja që bënë shqiptarët, duke parë nga e ardhmja dhe integrimi.

“Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi driën. Me zërin tonë e radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko