Për kryeministrin Rama, Bullgaria po bëhet avokate e Shqipërisë për hapjen e negociatave. Gjatë një konference për shtyp me homologun Bojko Borisov, Rama tha: “Marrëdhëniet me Bullgarinë janë jashtëzakonisht pozitive. Borisov ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE”.

Nga ana e tij, kryeministri bullgar e tha qartë e prerës se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat.

“Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe rrugë për fillimin e negociatave. Tregojmë përpjekje që duhet t’i bindim shtetet skeptike deri në fund të qershorit”, tha Borisov. Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të një conference kundër terrorizmit, të quajtur “Takimet e Akabas”, një inisiativë e mbretit të Jordanisë, Abdullah.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re