Skip to content

“Rama na godet sepse është në panik”, Floriana Garo në deklaratën e saj të parë si zëdhënëse: Të ndryshojmë Shqipërinë

Zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Floriana Garo në daljen e saj të parë ka deklaruar se Edi Rama duhet të largohet me 25 prill në mënyrë që të vijë ndryshimi i madh.

Garo sulmoi qeverinë duke thënë se në 8 vite, Rama vetëm ka dështuar në çdo fushë. Ajo shtoi se Lulzim Basha do të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

Deklarata:

Edi Rama në 8 vite vetëm ka dështuar. Ai ёshtё problemi i Shqipёrisёdhe pa largimin e tij nuk mund tё ketё ndryshim. Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, shpresёs dhe e njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

Pas 8 vitesh dёshtim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me  Ramёn,

Tё gjithё Shqiptarёt e dinё tashmё.

Nuk ka rёndёsi kush ёshtё nё listёn e Edi Ramёs dhe kush ёshtё nёn tё. Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se Rama ёshtё problemi i Shqipёrisёdhe pa largimin e tij – nuk mund tё ketё ndryshim.

Atё qё nuk e bёri pёr 8 vite nuk do ta bёj as nёse merr dhe 4 vite tё tjera.

Kur vende tё ngjashme me ne, patёn sukses, Shqipёria dёshtoi sepse kishte ngecur me Edi Ramёn. Ёshtё koha pёr njё ndryshim.

Vendi ynё ka nevojё pёr ndryshim,

Tё gjithё ju e dini kёtё gjё.

Shqipёria mund tё bёhet shumё mё mirё.

Lulzim Basham und ta bёj kёtё ndryshim.

Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju.

Tё ndryshojё Shqipёrinё .

Tё ndryshojё jetёt tuaja.

Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju.

Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kushdo e sheh kёtё.

Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh.

Ne do tё sjellim ndryshimin pёr Shqipёrinё: shpresё tё re pёr tё gjithё dhe plane pune serioze pёr çdo fushё ku Rama ka dёshtuar pёr 8 vite me rradhё. – ekonomi, shёndetёsi, emigracioni, infrastruktura.

Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё!

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb