Skip to content

Rama ofroi të vaksinonte mjekët kosovare, vjen përgjigja e Ministrit të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka folur për thirrjen e Ramës që stafi shëndetësor i tyre të vaksinohet në Kukës.

Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet.

Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb