“Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesisë të bëhet në mënyrë meritokratike”
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e projektit për rindërtimin e shkollës “Ismail Qemali”, në Shkodër, duke thënë se do të jetë një nga më të bukurat.
Rama foli edhe për mësuesit, duke thënë se qeveria ka ambicie që pagën e tyre mesatare, ta çojë në 1250 euro.
- “Dua t’u them se as nuk diskutohet se përtej gjitha mureve që rindërtojmë, hapësirave që krijojmë apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri. Ju siguroj se pavarësisht faktit që kemi rritur në mënyrë të ndjeshme vëmendjen ndaj mësuesve, kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në aspektin e sigurisë së vendit të punës. Kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesisë të bëhet në mënyrë meritokratike dhe pavarësisht se i kemi rritur ndjeshëm pagat e mësuesve. Jam vetëdijshëm që duhet më shumë dhe ambicia jonë është që paga në mesataren e vetë të shkojë në 1250 euro. Besoj se është plotësisht e arritshme me të gjitha mundësitë që na jep rritja e qëndrueshme ekonomike.”- tha Rama.