Ditën e stome, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në takimin e mbajtur në bazën ajrore të Farkës ku shprehu falenderimet ndaj forcave të emergjencave civile dhe gjithashtu u kujdes që të shfaqte si sukses luftën ndaj zjarreve.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk foli për mungesën e mjeteve moderne për të fikur zjarret nëzona të ndryshme të vendit por u mjaftua vetëm duke kujtuar se sakrificën e madhe e kishte bërë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadorja Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët sipas tij, ishin interesuar vazhdimisht për situatën e zjarreve në vend.

Menjëherë ka ardhur edhe përgjigjia nga PD me anë të përfaqësuesit Tomorr Alizoi, i cili me anë të një video në rrjetet sociale kujton se zjarret janë fikur me mjete rrethanore, ndërsa shtoi se helikopteri që duhej përdorur për fikjen e zjarreve, po e përdorte Rama për shtëitje.

Postimi i Plotë i Tomorr Alizotit

Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.
Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.
E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re