Kryeministri Edi Rama duket se mbrëmjen e sotme po e kalon në qytetin e Korçës. Vendodhjen e tij e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili përmes rrjetit social Instagram, ka shprndarë një foto nga ambienti ku po konsumon darkën në qytetin juglindor.

Nga veranda e një restoranti nga ku duket kisha e Korçës, Rama thumbon me shprehjen “varja Nusretit”, në mbishkrimin e fotos.

Kryeministri duket se e ‘gjen veten’ më shumë në Korçë, ose ashto do ai ta paraqesë veten, ndryshe nga ekipi i tij qeverisës që parapëlqen darkat në Dubai.

Kujtojmë se para disa kohësh disa eksponent të lartë të së PS-së në poste ekzekutive u fotografuan duke ngrënë dark në një nga restorantet më të shtrenjtë në Dubai të guzhunierit Nusret.

Postimi i plotë”IN Gallery” një nga hotelet e rinj të Korçës, me një restorant panoramik mbi qendrën e qytetit e përreth (varja Nusretit)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re