RAMA: Ndërkohë nesër do të jemi në Vlorë. Do të vazhdojmë këtu me një numër tjetër të moshuarish, të cilët duhet t’i mbajmë me sa mundemi sa më mirë dhe jo të themi fjalë të mira vetëm kur ndahen nga jeta. Presim finalizimin e vaksinës Astra Zeneca për 360 mijë doza, kemi shumë shpresë për arritjen e një marrëveshjeje dhe me një shtet tjetër.
Mbetemi shumë të bindur se vaksinimi i gjithë popullatës të realizohet brenda 14 muajsh sipas skenarit A.
Kur erdhën vaksinat në fillim dhe s’i priti njeri ju e hapët syrin dhe aluduat se ç’janë këto vaksina që futen fshehtas. Kur shkoj unë t’i pres, ju thoni pse shkon për propagandë.
/faxweb
