Skip to content

Rastësi apo…? Banonin afër njëri tjetrit, dy shqiptarët në Greqi i japin fund jetës duke u vetvarur

Dy shqiptarë i kanë dhënë fund jetës duke u vetvarur në Greqi, ndërsa siç bëjnë me dije mediat e huaja ngjarjet janë shënuar në një hark kohor prej 10 minutash diferencë nga njëra-tjetra.

43-vjeçari shqiptar i cili banonte në Heraklion u gjet i pajetë nga nëna e tij në bodrumin e banesës. Ndërsa siç bëhet me dije ai ishte një artist i njohur i muzikës tradicionale.

Ndërkohë pas 10 minutash në Tympaki, bashkëshortja e një 63-vjeçari shqiptar merr një telefonatë nga burri i cili i thotë që të ketë kujdes fëmijët dhe i mbyll telefonin. Pas kësaj, gruaja telefonon fqinjët të cilët e gjetën pa shenja jete shqiptarin.

Ende nuk dihen arsyet që cuan dy shqiptarët drejt këtij akti.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb