Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 81 raste me koronavirus. Prej tyre, tre raste u konfirmuan në Fier.

Këto raste janë sërish nga vatra e Kadastrës, punonjës të këtij institucioni. Kështu, shkon në 11 numri i të infektuarve tek Kadastra e Fierit.

Kadastra po punon vetëm me 10 punonjës nga 40 gjithsej. Kjo situatë pritet të vazhdojë për të paktën dy javë të tjera derisa të testohet edhe nëpunësi i fundit në zinxhirin e kontakteve të specialistit që solli koronavirusin brenda institucionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re