Edhe pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për masa anti-Covid në porte apo pika kufitare, kjo gjë nuk po zbatohet në portin më të madh në vend.

Pika e testimit për Covid-19 e vendosur në terminalin e pasagjerëve thuajse nuk është funksionale, ndërkohë që udhëtarëve u kërkohet vetëm pasaporta dhe Green Pass.

Ata shprehen për Fax News se ka dhe raste që nuk paraqesin asnjë lloj dokumentacioni, as test PCR apo certefikatë vaksinimi.

Intervista me udhëtarët:

Ju kanë kërkuar certefikate vaksinimi apo test PCR?

-Asnjë lloj dokumenti. Vetëm kartën e identitetit dhe Green Pass.

-Vetëm pasaportat na kontrolluan!

-Në Itali respektohen më shumë se këtu masat anti-Covid.

-Këto tamponet merren kot për mendimin tim, këtu duan ndonjë kafe, s’ka kontroll.

-Ne e kemi bërë vetëm që të jemi vetë më të qetë, këtu nuk na e kanë kërkuar.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re