Avokatja, Mirela Jorgo, e konsideron një sulm turme atë që po bëhet ndaj kardiokirurgut të QSUT-së, Edvin Prifti, tashmë i arrestuar.

E ftuar në Rtv Ora, ajo thotë se mjeku patjetër që duhet të japë sqarimet e tij para SPAK për shumën e konsiderueshme monetare të gjetur në banesën dhe zyrën e tij, porse nga  përgjimet nuk ka asnjë fakt të provuar që doktori ka marrë ryshfet.

“Lajmi u dha nga media dhe media pretendon që e ka marrë nga SPAK. Nga përgjimet doli që u përmend dhe emri i doktorit por nuk ka asnjë fakt të provuar që doktori ka marrë ryshfet. Fakti që u kontrollua banesa e tij dhe u gjet një shumë kolosale parash alarmoi opinionin.Kush e ka njohur doktorin Edvinin e di fare mirë kapacitetin dhe mënyrën sesi e ka ushtruar profesionin e tij me një CV të pasur akademike dhe me një përgatitje të jashtëzakonshme kudo ku ka qenë prezent për të paqyruar me një kurajo të jashtëzakonshme pjesën e pandemisë së Covid.

Ky lloj denigrimi nga media i doktorit, ishin këto media që e lobuan me shumë dashuri në periudhën e pandemisë dhe gjithë materialet shkencore që i ka dhënë publikut dhe mjekësisë, në një moment të caktuar e godasin pa pritur nga prokuroria që ky të japë shpjegimet e veta dhe të justifikojë ato shuma që janë gjetur në banesën e tij. Media sulmon për ti dhënë ushqim opinionit publik dhe për ti bërë një logim të jashtëzkonshëm reformës në drejtësi dhe SPAK, që ja ne po punojmë. Të sjell në vëmendje kur ka qenë prokurore e përgjithshme Arta Marku që nuk u lëviz një majë thoji nga organet e drejtësisë për të gjithë ato vepra penale që i kemi thënë publikisht te sheshi i Teatrit. Jemi përballë zgjedhjeve dhe del SPAK tani dhe thotë tani po punojmë”, u shpreh Jorgo.

 Avokatja gjithashtu thotë se është e papranueshme që mjekut ti bëhet gjyqi publik pa folur më parë drejtësia.

“Gjyqi publik kalon deri në denigrim kafshëror karshi në figure të një standardi akademik si doktor Prifti. Por në momentin që janë gjetur shumë të konsiderueshme parash të flasë drejtësia. Ai do të ketë shpjegimin e tij”, përfundoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re