Pasi bëri homazhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët edhe për recitimin e vargjeve të Naim Frashërit që bëri dy ditë më parë në Korçë, në mes të dëborës.

 

“Të shkosh në Korçë, të rrish me artistë të jashtëzakonshëm, të përjetosh momentin që kur ti shkon nis edhe dëbora që na mungon aq shumë.. Duheshin marrë masa të mos mbylleshin shkollat. E kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur, janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që recitova që i dedikohen një akti patriotik si hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë… Janë të lirë të vazhdojnë me poezi të Ballkanit të Hapur. Unë nuk jam kaq kozmopolit. Unë jam i angazhuar në dashurinë për atdheun”, u shpreh kreu i shtetit.

 

Ndër të tjera, ai u ndal edhe të zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë forcën e tyre në demokraci me anë të votës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re