Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se janë hapur dhe vijon normalisht procesi i votimit për referendumin e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

 

Ky komision bën me dije se janë hapur 106 qendra votimi në mbarë vendin, ku delegatët po votojnë për shkarkimin ose jo të Bashës.

 

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.

 

Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit.Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe notmalisht.Komunikimi i ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re