Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka folur lidhur me negociatat e palëve për Reformën Zgjedhore.

E ftuar në “Tempora”, Dade u shpreh se Reforma Zgjedhore nuk ka pse lihet në momentin e fundit, pasi kështu do të mund të ndodhin pazare ose kompromise.

“Reforma nuk ka pasi lihet në momentin e fundit dhe në momentin e fundit nuk ke çfarë të prodhosh, pasi do të kesh ato kompromiset ose pazaret, ose do të bëhen në këmbë dhe reforma do të ketë defekt kur ky kod të zbatohet.”

Më tej, ajo u shpreh se është për të ardhur keq, që palët në Shqipëri arrijnë kompromis vetëm kur presionohen nga ndërkombëtarët.

“Rezidenca e ambasadave janë toka të tyre, të vendeve që përfaqësojnë, dhe që një vend që aspiron të hapi negociata, të ketë nevojë që t’i ushtrojnë ambasadorë të fuqishëm, si ai i SHBA, BE dhe MB. Është për të ardhur keq që nuk arrihet një kompromis në vendin e vet,”-shtoi ajo.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re