Regjisori i njohur Piro Milkani, pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër COVID, theksoi se vaksinimi është në dobinë e të gjithëve.

Në një prononcim për kamerat jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania”, Milkani u shpreh se ndryshe nga gripi spanjoll, ku humbën jetë miliona njerëz, këtë herë ai shpreson se do rikthehet shumë shpejt normaliteti.

“Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do ti kthehem jetës normale”, tha Milkani për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re