Projekti për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe shtratit të lumit Gjanica në Fier ka nisur më datë 29 janar 2018 ku nisi edhe prishja e gati 47 objekteve për t’i hapur rrugë fazës së punimeve.

Janë rreth 850 milionë lekë të reja apo 7.8 milionë euro që do të kushtojë zbatimi i projektit për rikualifikim të qendrës së re të qytetit dhe brigjeve të Gjanicës me sipërfaqe prej 7 hektarësh. Tashmë ka nisur edhe faza e dyte e projektit ku përfshin vijimin e punimeve të rikonceptimit të qëndres së qytetit nga Ura me Shkalle deri tek Ura e Sheqit, punime që përfshijnë një periudhe prej 18 muajsh deri në qershor 2022. Qytetaret fierake të lagjes Liri të cilet i prek loti i dyte shprehen se prej vitesh kane vuajtur përmbytjet që ju krijonte dalja e lumit Gjanica por tashmë po shkon drejt përmisimit cdo lagje e prekur.

“Me pastrimin që ju bë dhe me zgjerimin nga ana e bashkisë së fierit, e gjithë lagjia nuk përmbytet më deri tani. Ne jemi lagje e re që është krijuar pas vitit 90’ dhe kishim vështirësi rruge dhe bashkia na ndërtoi dhe rrugën dhe vazhdojnë punimet për të përfudnuar lumin Gjanica. Ujërat e Gjanicës bëjnë punën e vet gjatë gjithë dimrit, është mirëmbajtur por duhet edhe më mirë”, thotë një banor.

Projekti rehabilitues i qendres se qytetit perfshin cdo hapesire territoriale si shtrati i lumit, sheshi qendror, hapesirat e gjelberuara, parkimi nentokesor, sistemimi i rrugeve etj. Ky projekt i rilindjes urbane ne qytetin Fier parashikon me shume hapesira gjelberimi si ambiente shplodhese per te gjitha grupmoshat. Ne mendimet e marra nga qytetaret shprehen mjaft te kenaqur me investimet e kryera por mungon mirembajtja nga pushteti vendor.

“Qëndra e qytetit të Fierit është bërë mrekullia që nuk është parë asnjëherë, lumi Gjanica është një kryevepër. Paratë tona janë po të paktën nuk u futën në xhepin e tyre por i investuan tek qyteti. Shikoni dilni nga parku rinia, janë regulluar 100 herë stolat prap i prishin, njerëzit kanë thyer pllakat e mermerit, është turp. Pastërtia tregon kulturë”, thotë banori i Fierit.

“Fieri ka qenë ferr më përpara. Në sa të ndihmës së kryeministrit Edi Rama është bërë sidomos lumi Gjanica që më parë vinin mbeturinat e naftës dhe ishte vdekjeprurës, dhe faji i tyre ishte më tepër sepse këta nuk kishin kontroll për puset që derdheshin. Falë ndihmës që dha Rama Fieri ëhstë bërë një qytet që të gjithë turistët vijnjë i bjenë rreth e qark Fierity. Qytetarët kanë shpëtuar nga mbeturinat”, thotë banori.

Te gjendur perballe ketyre punimeve te cilat vijojne ende qytetaret fierake kerkojne me shume vemendje per mirembajtje te ambienteve shplodhese ne cdo stine te vitit. Jane 2 ha siperfaqe te gjelberuara ku ju jep mundesi qytetarve te levizin pa frike pasi automjetet ne pedonalet kryesore nuk lejohen. Ajo cka qytetaret kerkojne eshte perfundimi sa me heret edhe i urave qe perfshin projekti pasi qytetaret e lagjes 1 maji vijojne te jene te izoluar per shkak te punimeve te Ures me shkalle. Edhe pse punimet vijojne ne lotin e dyte parkimi nentokesor me kapacitet mbajtes rreth 100 automjete ne qender te qytetit nuk eshte hapur. Ne fazen permbyllese te lotit te dyte te rehabilitimit te lumit Gjanica dalin dy ura, ku ura aktuale prane kishes do te modifikohet sic eshte paraqitur ne projekt, nderkohe qe do te ndertohet edhe nje ure e re qe lidh sheshin me anen tjeter te lumit, ndersa ura me shkalle do te rikonstruktohet dhe do te vihet ne funksionon te qarkullimit te automjeteve. Persa i perket instalacioneve apo veprave artistike jane lene hapesira te posacme per vendosjen e tyre te cilat do te perzgjidhen me vone ne muajin permbylles te projektit te rehabilitimit te lumit Gjanica dhe qendres se qytetit Fier.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re