Për herë të parë që prej pacientit zero në mars të këtij viti në Fier është shënuar numri më i lartë deri më sot i të infektuarve me Covid 34 në 24 orë.

Sipas raportimit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 34 raste me koronavirus duke bërë që qyteti i Fierit të renditet i dyti menjëherë pas Tiranës, për numrin më të lartë të të infektuarve.

Gazetarja Valbona Davidhi raportoi për ABC News se në 34 rastet e konfirmuara me virusin e ri, janë identifikuar një mjeke 34-vjeçe nga Patosi e cila punon në Urgjencën e Spitalit të Fierit, një mësues në shkollën “Mustafa Matohiti”, një edukatore në kopshtin nr. 4 në Fier, një mësues në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi”, një punonjëse burgu dhe një punonjëse policie.

Pjesa tjetër e të infektuarve janë identifikuar në ndërmarrje fasonerie si dhe një kompani tjetër.

Dita e sotme ka shënuar një numër rekord të infektuarish nga Covid-19 që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 si dhe janë shënuar katër viktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re