Verilindja e vendit është zgjuar këtë të diel me reshje dëbore. Mësohet se territori i Qarkut Kukës në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00, është përfshirë nga reshje bore.

Lartësia e borës në pikat dominante  si Valbona është  25 cm, në Qafë Luzhë, 20 cm, Qafë Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30cm, Kolosjan 10cm e Shishtavec 30 cm. Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme normalisht. Po ashtu edhe në Bashkitë Kukës, Tropojë e Has aktualisht nuk kanë probleme.

E bllokuar është Njësia Administrative Arrën ku lartësia borës ka shkuar në 30 cm. Ndërsa, energjia elektrike mungon në lagjet numër 5 dhe 6 të Kukësit, Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çaj të Bashkisë Kukës.

Gjithashtu, pa drita është edhe Njësia Administrative Gjinaj, fshati Vlahën e Valbonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re