Reshjet e dëborës me intensitet të ulët kanë vijuar të jenë të pranishme ditën e sotme në Korçë.

Trashësia e dëborës varion nga 2 cm deri në 7 cm në zonën e Voskopojës, Qafës së Qarrit dhe rrugën e Dardhës. Deri më tani nuk ka probleme në rrugët, e kalimi në akset e qarkut të Korçës bëhet pa zinxhirë.

Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve, duke u nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim, ku priten reshje të shtuara dëborë dhe ulje të temperaturave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re