Reshje me intesitet të lartë dëbore në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë.

Edhe pse vijon puna prej disa orësh me mjete borëpastruese, sërish qarkullimi është i vështirë dhe kërkohet kujdes i lartë nga drejtuesit e mjeteve.

Raportohet se në Pogradec është ndërprerë energjia elektrike.

Sipas të dhënave, dëbora në Qafë Thanë ka arritur në 15 cm, ndërkohë vijon pastrimi i borës dhe hedhja e skorjes. Rrezikon që pas mesnate të shfaqen shtresa akulli pasi temperaturat kanë rënë ndjeshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re