Reshje të dendura bore në juglindje/ Si paraqitet situata në akset rrugore

boree.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mbrëmjen e djeshme reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit duke krijuar kështu probleme në akset rrugore nacionale dhe jo vetëm.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se borëpastrueset janë në terren nga Kapshtica në Qafë Thanë duke e mbajtur kështu të kalueshëm këtë aks. Reshje të shumta dëbore në rrugët nacione të Dardhës e të Voskopojës. E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin rrugor Korçë-Vithkuq-Shtyllë-Panarit me e vështirë situata paraqitet nga Shylla në drejtim të fshatit Panarit.

 

Nga informacionet e deri më tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora deri në 10 cm. Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë