Rëndohet situata në të gjitha akset nacionale të qarkut të Korçës. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të dendura të dëbores.

Në aksin rrugor nga Qafë-Thana në Kapshticë këshillohet të lëvizet vetëm me zinxhirë ose me goma dimërore. Edhe ne akset nacionale Korçë- Ersekë-Leskovik, Korcë-Voskopojë, Korçë-Dardhë, Maliq- Lozhan, Zemblak-Gorice, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Situata më e rënduar për shkak të reshjeve është në zonat malore të juglindjes, ku qarkullimi është pothuajse i pamundur, për shkak te trashësisë të dëborës.

Po ashtu, në disa zona ka dhe probleme me energjinë elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re