Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë infomacon mbi situatën e akseve rrugore që kanë pësuar dëme nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të fundit.

 

ARRSH njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit duke zbatuar sinjalistikën dhe reduktuar shpejtësinë.

 

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në postim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re