Për ditën e hënë në vend parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave përgjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit.

 

Në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen të vazhdueshme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 deri 10m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe intensive 15-20m/s. Valëzimi në dete të forcës 5 deri 6 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 11°C në zona e ulëta 6 deri 16°C në zona bregdetare 10 deri 16°C Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajri të paqendrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu ee shtrëngata. Më tepër reshjet do të kenë intensitet e shtrëngata përgjatë bregdetit e në territoret bregdetare të Kroacisë, bosnjes e malit të zi ku nuk do të mungojnë rrufetë.

 

Në kontinenentin Europian do të vijojë ndikimi i sistemeve frontale të cilat do të sjellin reshje shiu në jug të saj. Masat e ftohta do të vijojnë të ndikojnë në vendet Skandinave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re