Rreshjet e dendura të shiut në Kukës kanë shkaktuar probleme në akset rrugore.

Mësohet se ka probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, ndërsa uji po vërshon edhe në rrugët kryesore e të brendshme të qytetit. Gjithashtu probleme ka edhe në rrugët nacionale nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve.

Kujtojmë se prej tre ditësh Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re