Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës. Reshje që kanë shkaktuar probleme të shumta përsa i përket furnizmit me energji elektrike. Burime zyrtare bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatrat të njësisve administrative Trebinjë, Velçan, Dardhas, Lekas, Moglicë.

Pa energji elektrike janë edhe 5 fshatra të Njësisë administrative Gorë e 6 fshatra të njësisë Libonik. Probleme me energjinë elektrike kanë pasur edhe fshatrat e njësisë administrative Vithkuq. Probleme paraqiten në bashkinë e Devollit, ku një pjesë e qytetit të Bilishtit nuk ka energji elektrike si dhe fshatrat e Devollit të sipërm.

Ndërkohë që pala greke në doganën e Kapshticës, ka vendosur ndalimin e kalimit për mjetet e tonazhit të rëndë, si kamionët dhe maunet e mallrave.

Reshjet e borës kanë shkuar nga 20 cm në qytetin e Bilishtit e deri në 90 cm mbi fshatin Shtyllë. Kjo ka sjellë fshatra të shumtë të izoluar kryesisht në njësitë administrative malore Vithkuq e Lekas në bashkinë e Korçës, Dardhas, Trebinjë, Velçan në bashkinë Pogradec si dhe fshatrat e Devollit të sipërm në bashkinë Devoll. Grupe të OSHEE ndodhen në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re