Për shkak të reshjeve të dëborës që po bien gjatë ditës së sotme thuajse në të gjithë vendin, është bllokuar herë pas here qarkullimi në Qafën e Ulzës.

Po ashtu, qarkullimi është bllokuar edhe në maloren e Bazit, në aksin nacional Burrel – Tiranë. Mësohet se firma kontraktore nuk ka ndërhyrë në kohë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Shkak për bllokimin është bërë dalja e mjeteve me goma verore dhe pa zinxhirë. Edhe mjetet e rënda që transportojnë krom bëhen pengesë për qarkullimin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re