Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit. Reshjet më të dendura janë nga Pogradeci deri ne Maliq.

Në kushte të tilla, aksi nga Qafe-Plloca deri ne Sovjan është më i renduar, ndaj dhe për këtë, dy borëpastruese janë duke punuar për të mbajtur në gatishmeri këtë segment të rrugës nacionale Kapshticë-Qafë- Thanë.

Gjatë këtyre orëve, raportohen ndërprerje të energjisë në disa njësi administrative në zonat malore.

Policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizjet e tyre në juglindje. Ashtu siç iu kërkon të kenë me vete zinxhirë, pasi në zonat turistike këshillohet dhe përdorimi i tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re