Në jug dhe juglindje, reshjet e dëborë do të jenë prezente deri të dielën pas mesditës.

Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat.

Sipas meteoalb, zë zonat malore veriore pritet të ketë 25-40 cm, ndërsa në zonat malore jugore, 30-50 cm.

Sakaq, temperaturat e ajrit parashikohen të ulen ndjeshëm nga ora në orë; mëngjesi i së dielës, përjashtuar skajin jugor, e gjen Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re