Reshjet e borës të cilat kanë filluar 24-orët e fundit në vend, janë pritur me entuziazëm kryesisht në Tiranë, ku banorët shumë rrallë shohin flokë bore të bjerë në dritaret e tyre.

Përtej bukurive që dëbora fal, ulja e temperaturave dhe i ftohti i acartë ka sjellë edhe dëmet e veta. Së fundmi disa foto janë regjistruar në Gjirin e Lalzit, ku bora ka veshur gjithë bregdetin.

Përtej kësaj në bregdet si shkak i reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, ujërat kanë nxjerrë në breg disa defin të cilët janë të ngordhur. Ato janë një gjallesë ujore e rrallë në ujërat e deteve që lagin territorin e Shqipërisë.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re