Reshjet e borës kane përfshirë zonat malore të juglindjes së vendit.

 

Më e dendur ka qenë në majë të Mashkullorës në Vithkuq, ku trashësia ka shkuar ne disa cm. Reshje ka pasur mëngjesin e sotëm edhe në Dardhë, Voskopojë, si dhe në zonat e tjera malore, në lartësitë mbi 1000 m.

 

Trashësia në Dardhë, nga Muri i Musait deri në fshat, shkon nga 3 deri në 5 cm. Nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re