Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

 

Sipërfaqja nën ujë ka shkuar në rreth 3700 hektarë tokë bujqësore, ben te ditur Vizion Plus.

 

Më problematike situata paraqitet në njësinë administrative Ana e Malit, ku fshati Obot për më shumë se një muaj vijon të jetë i izoluar nga uji.

 

Dy familje janë evakuar pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur, ndërsa në shumë të tjera uji ështe future ne oborre.

 

E vetmja mënyrë për të hyrë në këtë fshat është përmes varkave të ushtrisë, të cilat krahas banorëve, bëjnë të mundur edhe transportimin e infermierit të zonës si dhe të pacietnëve të sëmurë.

 

VINÇENC GOCAJ

 

INFERMIER I FSHATIT OBOT

 

Kam pasur dy-tre raste me probleme. I kemi ndihmaur dhe kanë shkuar punët mirë. Po ka pasur dhe një të sëmurë me probleme infraktesh kishte tension të lartë dhe ajo u bë mirë por duke iu referuar kësaj situate  nuk je në gjendje t’i thuash hajde mere. Se nuk ke me se të shkosh atje. Ushtria na ka ndihmuar shumë por në këto kohë dhe ajo e ka vështirë pasi erat e vështirësojnë dhe udëhtimin me varka.

 

 

Probleme të shumta nga reshjet paraqiten edhe në njësinë administrative të Dajçit, ku më shumë se 120 shtëpi rrezikojnë përmbytjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re