Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi situatën në akset rrugore pas reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin.

 

Sipas ARRSH, të gjitha akset janë të kalueshme. Ndërkohë u bëhet thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

“Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseveTë gjitha akset janë të kalueshmePërdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re