Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka sjellë dhe problemet e para në disa qarqe.
Reshjet e dendura të rëna gjatë orëve të fundit kanë dëmtuar rrugën në Vlorë.
Për shkak të reshjeve është shembur rruga Vlorë-Orikum në zonën e Jonufrit ku aktualisht kalohet vetëm në një sens.
Gjithashtu mëngjesin e kësaj të hëne një pjesë e tokave bujqësore në Fushë Krujë janë përmbytur.