Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme dhe rrebeshi që përfshiu qytetin e Durrësit në orët e para të paradites së sotme, kanë shkaktuar probleme të shumta në lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.

Për shkak të gjendjes së një pjese të sistemit të kanalizimeve dhe bllokimit të pusetave, shumë rrugë në qytetin e bregdetar janë gjendur nën pushtetin e ujit këtë fillim-jave.

I njohur edhe si “Venecia shqiptare” në kohë shirash, Durrësi vijon të marrë të njejtën pamje në pak minuta reshje shiu intensive.

Aktualisht i gjithë qyteti është përfshirë nga rrebeshe shiu dhe shkarkesa elektrike, gjë që shton vështirësitë për qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re