Reshjet e dendura kanë nisur të japin pasojat e para në Tiranë.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga radha e gjatë e mjeteve që presin të kalojnë semaforët.

Kjo situatë është e rënduar në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës, ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga shiu.

Problematike mbetet zona e Astirit dhe ajo e Don Boskos.

Sot Shqipëria do të jetë e përfshirë nga një mot me shira të dendur.

Reshje do të ketë thuajse gjatë gjithë ditës, siç është parashikuar nga meteorologët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re