Skip to content

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Fushë-Krujë, banorët: Kemi shumë dëme në bujqësi

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit e mes tyre është dhe Fushë-Kruja.

Kjo ka sjellë disa probleme në fshatra të zonës si Derven, Mallkuç, Murqine, Bilaj të cilat kanë mbetur dhe pa energji elektrike.

Dalja nga shtrati e lumit zezë dhe Ishëm ka shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa ka edhe banesa të rrethuara nga uji.

Një banor i zonës tregon se situata është e përsëritur thuajse çdo vit.

“Kjo nuk ka ndodhur vetëm këtë vit, është thuajse gjithmonë. Sa herë ka reshje del lumi. Askush nuk ka vënë dorë. Këtu bëhen gërmime. Kemi shumë dëme në bujqësi”, tregon ai.

Moti i keq vijon prej ditësh në Shqipëri. Sipërfaqe të mëdha toke ndodhen nën ujë. Durrësi, Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja janë zonat më problematike gjatë kësaj periudhe.